Projekti “Dëgjomëni mua, une kam një opinion!” Drejt një Qeverisje Lokale më Transparente dhe të Matshme

Projekti “Drejt një Qeverisje Lokale më Transparente dhe të Matshme” eshte financuar  nga Komisioni për Demokraci Programi i granteve të vogla I Ambasadës Amerikane ne Tirane dhe eshte zbatuar nga Fondacioni Agrinas-ER me qendër në Erseke.

 

Projekti eshte zbatur ne periudhen : 01 Tetor 2012 – 31 Korik 2013

 

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e rolit të qytetarëve dhe shoqërisë civile në zonën e Ersekës në procesin e vendimmarrrjes, përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga qeveria lokale, rritja e aftësive në monitorim e organizatave jo qeveritare, përmirësimi i dialogut ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë lokale.

Projekti ka adresuar cështje të qeverisjes së mirë nëpërmjet një sërë aktiviteteve. Projekti ka filluar me një vëzhgim të performancës së shërbimeve të ofruara nga bashkia Erseke dhe komunat Mollas dhe Erseke. Rezultatet e vëzhgimit kane  shërbyer në hartimin e një plani pune me konkret per zbatimin e  fazës se dytë të projektit dhe per ritjen e kapaciteteve te stafit per permiresimin e sherbimeve ndaj komunitetit.

 

Skuadra e projektit ka punuar ngushtësisht me qeverinë lokale duke lehtësuar komunikimin dy palësh ndërmjet qytetarëve, komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, duke patur si udhëzues planin e punës të përgatitur gjatë sesioneve të trainimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *