Projekti :”Cdo dite dite mjedisi”

Natyra eshte burimi kryesor  jo vetem si pasuri mjedisoree por dhe burim te ardhurash ne rrethin e Kolonjes si zone rurale. Mbrojtja dhe permiresimi i mjedisit mbetet nje nga prioritetet e komunitetit dhe  pushtetit lokal.  Probleme jane  mungese e nxitjes se te rinjve dhe komunitetit per te qene pjese aktive ne mbrojtjen e mjedisit, aktivitete relativisht te dobeta ne ditet e promovimit, mbrojtjes  dhe permiresimit te vlerave te mjedisit; Demtimi masiv dhe  i pakuptimte i dellinjave ne diten e veres dhe djegje masive te kullotave te malit te Gramozit;  nderkohe qe nderhyrja e shteti dhe  komunitetit eshte e dobet.

Nepermjet projektit “ Cdo dite dite mjedisi “ Fondacioni Agrinas-ER ka si objektiv  Ndergjegjesimin e komunietit dhe vecanerisht te rinjve per nje vleresim te burimeve natyrore,  qe mbrojtja e mjedisit te behet  cdo dite, nepermjet edukimit e aktivizimit  te komunitetit dhe te rinjve ne drejtim te  mbrojtjes se mjedisit,  që nxënësit dhe të rinjtë të krijojnë një raport të ri me natyrën, dhe të ndjekin parimin e sjelljes miqësore me mjedisin.

Ky projekt  realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria civile shqiptare për një mjedis Evropian“ ACHIEVE, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *